Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmë për dy familjet kosovare. Dy nga më të dashurit e familjes Hoxhaj dhe Rexhepi, humbën jetën tragjikisht pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra nga një aksident trafiku.
Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, dy viktimat e këtij aksidenti janë mërgimtarët Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.
Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave, të cilët thanë se miqtë e të afërmit e tyre do të njoftohen për ceremonitë e varrimit.