Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, i ka rekomandiar Kuvendit të Kosovës katër emra për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuse.
Emrat janë: Vigan Qorrolli, Hilmi Jashari, Visar Morina, Haxhi Xhemajli.
“Ky Komision dje i ka paraqitur Kuvendit këtë listë të ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ky burim për Gazeta Blic.Tashmë mbetet që Kuvendi i Kosovës në njëren prej seancave të votoj për zyrtarizimin e njërit nga këta katër emra për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Për t’u zgjedhur njëri nga kandidatët gjyqtar i Kushtetueses, kërkohet që t’i marrë 2/3 e votave të deputetëve prezent.
Ndryshe, një nga këta emra do ta pasoj Arta Ramën, të cilës i skadon mandati si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.Mandati i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 9-vjeçar.