Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë.
Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë, siç ka ndodhur më 31 dhjetor në Rashiq të Pejës.
Gjashtë persona nga dy familje dyshohet se jane rrahur mes vete ditën e Vitit të Ri dhe për pasojë kanë përfunduar në ndalim policor
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Osman Shala, Leander Shala dhe Bekim Shala, Nazmi Berisha, Fitim Berisha dhe Arianit Berisha.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit Osmani dhe Bekimi në njërën anë dhe katër të dyshuarit e tjerë në anën tjetër janë përleshur, duke pësuar lëndime trupore – për çka u dërguan në spital
Pasi Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, janë kryer edhe kontrolle, me ç’rast në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Bekim Shalës, është gjetur një armë me rreth 30 fishekë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.