Në një aksion të realizuar sot nga Policia e Kosovës në Prishtinë, janë arrestuar katër persona, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me dallavere të patentëve të shoferëve.
Ngjarja ka ndodhur më 23 mars 2026, rreth orës 09:45, gjatë zhvillimit të testit teorik për patentë shoferi, ku pas aplikimit të masave të posaçme hetimore janë siguruar prova se të dyshuarit kanë pranuar ryshfet në vlerë prej 800 eurosh në këmbim të kalimit të testit për të paktën një kandidat.
U arrestuan Zukë Behrami, Agon Behrami, Ismet Muhaxheri dhe Vjollca Lajqi, ekzaminere.
