Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e gjashtë futbollistëve që kanë arritur shpejtësinë më të madhe në ndeshjet fazës grupore të “Euro 2024”.
Listës i prinë Nedim Bajrami, i përcjellë nga Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Armando Broja, Mario Mitaj dhe Ivan Balliu.
Lista e futbollistëve të Shqipërisë që regjistruan shpejtësinë më të lartë:
Nedim Bajrami 34.8 km/h
Taulant Seferi 33.6 km/h
Arbër Hoxha 33.21 km/h
Armando Broja 33 km/h
Mario Mitaj 31.8 km/h
Ivan Balliu 31.8 km/h