Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë njërin nga të dyshuarit për plagosjen e 37 vjeçarit me nënshtetësi maqedonase në Prishtinë. Rasti kishte ndodhur mbrëmjen 8 janarit.
Natën e 8 janarit një person me nënshtetësi maqedonase ka mbetur i plagosur në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Exit Large Bar” në lagjen “Emshir”.
37 vjeçari, Burim Ajeti nga Haraçina e Maqedonisë së Veriut ishte personi që mbeti i plagosur.
Insajderi ka mësuar se Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Burim Qadrakun. Ndërkohë Egzon Abazi i dyshuari tjetër, ende është në kërkim nga policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, Qadrakut i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të qarta.