Këta janë të dyshuarit që plagosën me armë zjarri dy persona në Ferizaj

Këta janë të dyshuarit që plagosën me armë zjarri dy persona në Ferizaj

Disa të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e vona të së premtes, ku dyshohet se nga ky incident dy persona kanë mbetur të plagosur.

Siç mësoi Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 qershori” në Ferizaj, teksa ende nuk dihen motivet e këtyre të shtënave.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Major Qazim Reka.

Reka tha se mbrëmë një i dyshuar është arrestuar teksa janë në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër.

“Ju njoftojmë se në ora 23:45 ka ndodhur një plagosje të dy personave në rrugën “12 qershori” afër kafiterisë “Tempell Bar”. Janë marrë të gjitha veprimet policore, personat e plagosur janë derguar në emergjencën e Ferizajit, sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë, ata janë të plagosur në këmbë. Një i dyshuar është arrestuar, jemi në kërkim edhe të një dyshuari tjetër”, ka thënë Reka.

Sinjali mëson sot se të dyshuarit për rastin e mbrëmshëm në Ferizaj janë: Getuar Hajdari, Elvin Hyseni, Arianit Duriqi dhe Shpejtim Grainca.

Kurse një person tjetër është identifikuar si i përfshirë në rast me pseudonimin, “Kimi” nga Prishtina.

Ndërsa në Qendrën emergjencës në Spitalin e Ferizajt, mjeku kujdestar Sefedin Fazliu ka deklaruar për RTK-në “se pas orës 23.00 afër orës 24 kemi pranuar dy pacientë të cilët kanë qenë të lënduar me armë zjarri”.

“Të dy pacientët kanë qenë të lënduar nën gjurin e djathtë. Të dy pacientët kanë qenë jashtë rrezikut për jetë. Pas marrjes së trajtimit në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Ferizajt dhe pas bërjes së radiografive dhe konsultës nga ana e ortopedit të dy pacientët janë transferuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë nga ana e kirurgut vaskular po ashtu edhe nga ana e neurologut nëse ka nevojë”,tha Fazliu.

Related Articles