Të martën e 10 dhjetorit përballë shkollës “Ismail Qemali” tre persona kanë sulmuar fizikisht katër të mitur, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas burimeve të Sinjalit të dyshuar për këtë rast janë Enver Abazi, 35 vjeçar, Hashim Abazi, 43 vjeçar dhe Enis Abazi, 21 vjeçar.
Ky i fundit pas intervistimit është liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.
Të dyshuarit akuzohen se kanë sulmuar fizikisht katër të mitur.
Viktimat kanë marrë edhe lëndime të lehta trupore për çka kanë marrë edhe trajtimin e duhur mjekësor.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.