Këta janë tre të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon Syla

Këta janë tre të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon Syla

Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetari Valon Syla tashmë ndodhen në duart e shtetit. Një ditë pasi dyshohen se rrahën Sylën, ata ranë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se tre të dyshuarit janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.

Lajmin për arrestimin e tre personave e dha Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.” – shkroi Sveçla.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles