Pavarësisht pamjes së bukur që vetëtimat kanë, ato para së gjithash janë një fenomen i rrezikshëm.
Kjo nuk do të thotë se duhet të bini në panik sa herë që të fillojë të gjëmojë jashtë. Duhet të jeni të vetëdijshëm për rrethanat dhe sigurinë tuaj.
Këto janë 10 gjëra që kurrë nuk duhet të bëni kur bien vetëtima, pavarësisht situatës që ndodheni.
1.Të flisni në linjë telefonike fikse
Edhe pse është vështirë të gjesh një rrjet fiks telefoni ne ditët e sotme, duhet të mbani mend se është i rrezikshëm një komunikim i tillë gjatë një stuhie.
Nëse ndërtesa juaj është goditur nga një rrufe, rryma elektrike do të përpiqet të gjejë tokën përmes rrugës më të shpejtë të mundshme, e cila do të jetë përmes instalimeve elektrike.
2.Të bëni dush
Nuk duhet të bëni dush kur ka rrufe që godasin jashtë, pasi rrymat elektrike mund të udhëtojnë nëpër gypat në shtëpinë tuaj, ashtu si telat përmes telefonit tuaj.
3.Të injoroni flokët e elektrizuara
Pjesa e poshtme e stuhisë është e ngarkuar negativisht dhe për të transferuar energjinë kërkon për gjëra të ngarkuara pozitivisht.
Nëse flokët tuaj fillojnë elektrizohen në fund gjatë rrufeve, kjo është një shenjë se ngarkesa juaj pozitive është duke bashkëvepruar me ngarkesën negative të saj. Nëse vini re se kjo ndodh, qëndroni në ambiente të mbyllura pasi rrezikoni të goditeni nga rrufeja.
4.Të rrini para dritares
Të qëndruarit para dritares nuk do bëjë që t’ju godasë rrufeja, por e vendosni veten në rrezik për t’u goditur nga një grumbull xhami i copëtuar. Qelqi nuk është një dirigjent i mirë i energjisë elektrike, por forca e vetëtimës mund ta shkatërrojë atë.