Këto janë 6 skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Këto janë 6 skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester United është eliminuar nga ky kompeticion, duke u mposhtur nga Atletico Madrid me rezultat 0 me 1.

Një gol i Lodit vendosi gjithçka në këtë takim, me Ronaldon me shokë që nuk arritën dot të bëjnë më pas përmbysjen e madhe.

Atletico Madrid i bashkohet tashmë skuadrave tjera që kanë siguruar kalimin tutje, ashtu siç i bashkohet edhe skuadra e Benficas.

Skuadra portugeze ka triumfuar në Holandë ndaj Ajaxit, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 1. Nunez shënoi golin e madh të kualifikimit, pasi që nedshja e parë kishte përfunduar 2 me 2.

Këto janë të gjitha skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Atletico Madrid, Benfica.

Related Articles