Kombëtarja e Kosovës këtë muaj do t’i luajë dy ndeshje.
Më 24 shtator “Dardanët” do të përballen me Irlanden e Veriut në “Windsor Pak” në Belfast me fillim nga ora 18:00.
Ndeshjen e parë ekipi i Alain Giresse, e ka fituar me rezultat 3:2.
Ndërkaq, lojën e dytë do ta zhvillojë në “Fadil Vokrri”, më 27 shtator kundër Qipros me fillim nga ora 20:45.
Edhe ndaj Qipros “kaltër e verdhët” fituan si mysafirë me rezultat 0:2.
Lojët janë të vlefshme në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve