Këtë të diel ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër të Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.
Enigma mëson se “fajdet” janë motivi i vrasjes. Ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në qendër të qytetit. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka njoftuar se nga ky sulm me armë zjarri dy persona kanë vdekur dhe të tjerë janë të plagosur rëndë.
“Sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati”, tha Hashani.
Tutje ai ka shrtuar se “në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”. /Gazeta Enigma./