Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin gjatë ditës

Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin gjatë ditës

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

10:00 – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës sё Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

10:00 -11:00 – Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon homazhe me rastin e 22-vjetorit të Operacionit “Shigjeta” Pashtrik.
Agjenda:
Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë;
Ora 11:00 – Homazhe pranë memorialit të dëshmorëve në Gorozhup.

11:00 – Komisioni për Shëndetësi formon grupet punuese për monitorim të zbatimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00 – Mbahet konferenca me rastin e perfundimit të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

12:00 – Mban mbledhje Kryesia e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) 

13:00 – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton planin e punës së komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

13:00 – Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, Rrjeti i Grave të Kosovës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, organizojnë një aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës, duke lexuar kështu një deklaratë të përbashkët. (Para Rektoratit të UP-së) 

15:30 – Mbahet konferenca e Kombëtares së Kosovës para ndjeshjes me San Marinon. Ndërsa, pas 30 min kombëtarja zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

17:00 – Mbahet konferenca e Kombëtarës së San Marinos para ndeshjes me Kosovën. Ndërsa, pas 30 min kombëtarja zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

17:00 – Mbahet mbledhja e katërt për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi i dytë me qytetarët”. (Kuvendi Komunal, Prizren)

18:00 – Fillon edicioni i katërt i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW) për vitin 2021. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. 

Related Articles