Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin këtë të premte

Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin këtë të premte

Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin në Kosovë, 21 maj 2021, raporton Gazeta Enigma.

Mbahet mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, vizitojnë QKMF-në ku ka filluar realizimi i analizës “Triple Test” për gratë shtatzëna. (QKMF, Prizren, ora 09:30).

Presidentja, Vjosa Osmani bën homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut. (Qendra e qytetit, Junik, ora 10:30).

Presidentja, Vjosa Osmani merr pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912. (Salla e madhe “Oda e Junikut”, Junik, ora 11:00).

Lëvizja FOL organizon konferencë për medie me ç’rast publikon raportin “Efikasiteti i Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2020”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00).

PSD fillon mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00).

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 12:00).

Forumi Rinor i Naša Inicijativës organizon Marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren. (Lidhja e Prizrenit, ora 13:45).

Organizohet marsh solidarizues me popullin hebre. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 14:00).

Promovimi i librit “Katalogu i Andrrave” të punuar nga Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, Prishtinë, ora 18:00).

Related Articles