Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin gjatë ditës së sotme në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
10:00 – Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione flet Arbёrie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00-13:00Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Shqipërinë. (Tiranë)
Agjenda:
10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi;
11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta;
12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
10:00 – Mbahet seanca ndaj rastit të ministrit Liburn Aliu. (Gjykata Themelore Prishtinë)
10:30 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, do të vizitojnë Impiantin e Ujërave të Zeza në fshatin Vlashnje, për të parë nga afër punët që po realizohen në këtë impiant. (Nisja bëhet nga Shtëpia e Bardh)
11:00 – Specializantë që filluan punën vitin e kaluar protestojnë para MSh-së, duke kërkuar paga të rregullta. (Para ministrisë së Shëndetësisë)
12:00 – Instituti për të vërtetën, drejtësinë dhe paqen bën promovimin e publikimit “Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
12:00 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi do të inspektojnë punimet infrastrukturore të realizuara në lagjen “Jeta e Re”. (Lagja “Jeta e Re”, Prizren)
13:30 – Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e 256-të. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës)
19:00 – Nis edicioni i 11-të i festivalit Chopin Piano Fest Prishtina 2021, koncerton pianisti Austriak Stefan Moller. (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare, Prishtinë)