Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin gjatë ditës së sotme në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

10:00 – Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione flet Arbёrie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00-13:00Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Shqipërinë. (Tiranë)
Agjenda:
10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi;
11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta;
12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. 

10:00 – Mbahet seanca ndaj rastit të ministrit Liburn Aliu. (Gjykata Themelore Prishtinë) 

10:30 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, do të vizitojnë Impiantin e Ujërave të Zeza në fshatin Vlashnje, për të parë nga afër punët që po realizohen në këtë impiant. (Nisja bëhet nga Shtëpia e Bardh)

11:00 – Specializantë që filluan punën vitin e kaluar protestojnë para MSh-së, duke kërkuar paga të rregullta. (Para ministrisë së Shëndetësisë)

12:00 – Instituti për të vërtetën, drejtësinë dhe paqen bën promovimin e publikimit “Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

12:00 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi do të inspektojnë punimet infrastrukturore të realizuara në lagjen “Jeta e Re”. (Lagja “Jeta e Re”, Prizren)

13:30 – Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e 256-të. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës)

19:00 – Nis edicioni i 11-të i festivalit Chopin Piano Fest Prishtina 2021, koncerton pianisti Austriak Stefan Moller. (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare, Prishtinë)

Related Articles