Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta mbajnë sot në Bruksel takimin e shumëpritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Derisa Kurti tashmë ka përfunduar takimin me Lajçkaun e Borrellin, ndërkaq tash pala evropiane po e vazhdon takimin me Vuçiqin, ndërsa më vonë pritet të ndodhë edhe takimi trepalësh, BE-Kurti-Vuçiq.