Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
66 raste janë aktive me këtë virus në Prishtinë.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Vendi i dytë me më së shumti raste aktive është Ferizaj.
Ky qytet ka 45 raste aktive.
I treti me më së shumti raste aktive është Gjilani me 22.
Prizreni ka 21 raste aktive ndërsa Klina 19. / Gazeta Enigma.