Superliga e Kosovës nis sot javën e 31-të, me dy takime interesante ku luhet për titull dhe mbijetesë.
Ndeshja e parë po zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Ferizajt në ndeshjen ku tri pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.
Në takimin tjetër, Drenica e pret Malishevën në një ndeshje ku vendasit e kanë të doemosdoshme fitoren nëse duan të shpresojnë për mbijetesë.
Në ndeshjen Drita – Ferizaj, në një ndërhyrje të portierit të Ferizajt, Rexhepi doli jashtë zonës dhe shkaktoi faull të rëndë, ku u ndëshkua me karton të kuq, ku si pasojë Ferizaj po luan me një lojtarë më pak. Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Drita – Ferizaj 0:0
(9′ Rexhepi (Fer) karton i kuq,)
Në anën tjetër, në përballjen Drenica dhe Malisheva pjesa e parë ishte me mori golash. Zeka shënoi qysh në minutën e 5-të për ti dhënë epërsinë vendasve, por Malisheva e përmbysi rezultatin për 1-2, me anë të Maliqit dhe Tolajt.
Drenica – Malisheva 1:2
(5′ Zeka 1-0, 7′ Maliqi 1-1, 24′ Tolaj 1-2, )