Kanë përfunduar katër ndeshjet që u zhvilluan në të njëjtën kohë e që ishin hapëse të sezonit të ri të Superligës kosovare.
Drenica dhe Llapi po shkojnë drejt përfundimit të ndeshjes pa gola.
Dukagjini u mposht nga Prishtina me rezultat 3-2.
Ferizaj mposhti Dritën me rezultat minimal 1-0. Kjo e fundit luajti pa një lojtar rreth një orë, pasi njëri lojtar u ndëshkua me kartonë të kuq.
Klubi debutues në këtë sezonë, Prishtina e Re, “shkeli” Malishevën me rezultat të thellë 4-0. /Gazeta Enigma