Këto janë temperaturat për ditën e sotme, 28 shtator 2021

Këto janë temperaturat për ditën e sotme, 28 shtator 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se ditë e fundit të shtatorit do të jenë me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

IHK njofton se do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e martë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius.

Related Articles