Skuadra e Dukagjinit sot në mëngjes ka arritur ne shtetin e Turqisë, me saktësisht ne Antalia, shkruan Demokracia.com.
Atje djemtë e Dukagjinit do të qëndrojnë për katërmbëdhjetë ditë, për të vazhduar fazën përgatitore, ndërkohë që janë akomoduar ne hotelin “The Sens de Lux”.
“Sot pasdite skuadra e ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore nën urdhërat e kryetrajnerit Armend Dallkut ne kushte optimale.
Gjatë kësaj kohë sa do të qëndrojnë ne Antalia, klubi jonë do të zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore për te cilat do të njoftoheni ne faqet tona zyrtare ne rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjinit. /Gazeta Enigma/