Ka mjaftuar një video në rrjetet sociale nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta përlotur gjithë vendin, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Nga paraqitja e këtij rasti grupi i tifozëve “Skifterat” nga Gjilani janë angazhuar me një aksion humanitar për veteranin e UÇK-së, ku vetëm gjatë 24 orëve ata grumbulluan hiq më pak se 1700 Euro.
“Për 24 orë u tubuan 1700€, e sot morrëm rrugën për ti dërguar në vend e për ti kërkuar falje Nexhatit që për dy dekada përderisa ne gjumin e bënim në shtëpitë tona, ai po bredhte nëpër banesa me qera! I thamë të ndihej krenar e i fortë sepse banesën e kishte blerë kur kishte kap pushkën e lirisë, e turpi është i atyre që kurrë nuk menduan për të”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/