KFOR-i ndalon një person në Podujevë, i gjejnë kallash

KFOR-i ndalon një person në Podujevë, i gjejnë kallash

Një person është ndaluar nga njësitet e KFOR-it në Podujevë, të martën rreth orës 18, pasi gjatë patrullimit, KFOR-i ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari në fillim nuk ka pranuar të ketë shtënë me armë, por pastaj në pyllin afër është gjetur një armë AK-47 me një karikatorë dhe njëzet e një fishekë.

Sipas policisë i dyshuari ka pranuar se arma është pronë e tij dhe ka shtënë disa here në ajër me të.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar.

“Podujevë 17.08.2021-18:00.  Njësiti i KFOR-it gjatë patrullimit ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit  . Në një distancë rreth  100 metra nga vendi i ngjarjes, njësia e KFOR-it ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili fillimisht nuk e ka pranuar se ka shtënë me armë, por pas pak në pyll është gjetur arma AK-47 me një karikatorë dhe njëzet e një fishekë që dyshohet se i përkasin të njëjtës armë. I dyshuari ka pranuar  se arma është pronë e tij dhe ka shtënë disa here në ajër me të. Pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Related Articles