Më 1 janar 2025, forcat amerikane të dislokuara në Kosovë realizuan patrullime në pjesën veriore të vendit. Sot, patrullimet janë realizuar gjithashtu nga forcat polake në të njëjtën zon, shkruan Enigma.
Sipas një njoftimi të KFOR-it, këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Këto patrullime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it, i cili synon të ofrojë siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e Kosovës,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.