KFOR-i vazhdon me largimin e automjeteve të fundit që kanë mbetur në rrugë në veri (VIDEO)

KFOR-i vazhdon me largimin e automjeteve të fundit që kanë mbetur në rrugë në veri (VIDEO)

KFOR-i, këtë të martë, ka filluar t’i largojë disa automjete të bllokuara në veri të Kosovës, që kanë mbetur pasi ishin të vendosura në barrikada.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka potencuar se synon që ta rikthejë lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, se barrikada e vendosur nga serbët lokalë te “Kërshi i Dudës”, ka mbetur ende e bllokuar, pasi dy kamionë u djegën.

Barrikadat në pjesët e tjera në veri të Kosovës janë hequr të gjitha më 29 dhjetor të vitit të kaluar, pasi ish-polici Dejan Pantiq, nga paraburgimi u dërgua në burgim shtëpiak. Ai u arrestua nën dyshimin se sulmoi zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri.

Related Articles