Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në seancën e Kuvendit i ka bërë thirrje VeV-së që ta votojnë Komisionin Hetimor nëse nuk ka asgjë për të fshehur.
Teksa Kica-Xhelili mbante fjalimin, deputetët e VV-së e pengonin duke bërtitur dhe ajo përmendi edhe protestat që i ka organizuar Vetëvendosje sa ishte në opozitë.
“Nga një momentum kur del e kërkon votë në emër të drejtësisë, e largimit të hajnisë, vjen mu justifiku me të kalumën. Të duket disi që e kalumja të shpërlan, as ty, as askënd nuk ju shpërlan….Me ardhë, me thonë, lenani edhe neve me vjedhë, nuk iu shpërlan. Bërtit sa të duash prej vendit, nuk shpërlahesh, nuk shpërlahesh. Ka qenë diku 600 mijë euro vlerë e disa kontratave një burimore, 3 vjet keni organizu protesta. Çka ndodhi me 200 milionë, ku i keni protestat?”, deklaroi ajo.
Dhe në fund Kica – Xhelili i bëri thirrje VV-së që ta votojnë Komisionin Hetimor, nëse nuk kanë asgjë për të fshehur.
“Prapo po ndjeheni mirë…asnjëherë s’paska qenë problem me marrë vesh si janë bërë kontratat. Pse po ju pengon komisioni hetimor parlamentar nëse s’keni asgjë për të fshehë, hajde dëshmojeni gabim, ejani në komision, jepni dëshmitë, justifikoni kontratat njëburimore, na demantoni. Fakti që i rezistoni çdo komisioni parlamentar, flet shumë për juve.”, përfundoi deputetja e LDK-së.