Garat ndërkombëtare për drejtësi, studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë

Garat ndërkombëtare për drejtësi, studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë

Sukseset e studentëve të Fakultetit Juridik në garat ndërkombëtare nuk kanë të ndalur.

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitet të Prishtinës kanë arritur në çerekfinalen e garës më të madhe ndërkombëtare për drejtësi , “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition”, të mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Studentja e ekipit përfaqësues nga Kosova, Ema Guda ka arritur të radhitet në mesin e 20 folësve më të mirë të kësaj gare.

Kështu ka bërë të ditur profesoresha e kësaj dege, Donikë Qerimi.

Ajo theksoi mes tjerash se kjo garë ka të bëjë më saktësisht me fushën e arbitrazhit ndërkombëtar tregtar.  Si gara më e madhe dhe më e vjetër në botë e formës “Moot Court”, e cila për herë të parë është organizuar në vitin 1960, këtë vit kjo garë ka grumbulluar 364 ekipe nga e mbarë bota, me Kosovën që ka mbërritur në top katërshe.

Ky sukses i studentëve nga Kosova erdhi pas atij të regjistruar më 8 mars kur ata arritën të kualifikohen në çerekfinalen e Rundeve Miqësore Evropiane të mbajtura në Bratislavë të Sllovakisë.

Një tjetër tregues se ata nuk ndalen para konkurrencës ndërkombëtare është korrja e vendit të parë në Podgoricë në garën “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, më 18 shkurt të po këtij viti.

Suksesi i studentëve të Fakultetit Juridik në gara ndërkombëtare për drejtësi tanimë është një promovim ndërkombëtar i jashtëzakonshëm i Fakultetit Juridik, dhe Universitetit të Prishtinës.

Related Articles