Kina akuzohet për sulm kibernetik ndaj serverave të “Microsoft Exchange”

Kina akuzohet për sulm kibernetik ndaj serverave të “Microsoft Exchange”

Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe BE-ja kanë akuzuar Kinën për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik në fillim të këtij viti.

Sipas BBC, sulmi pati për shënjestër serverat e “Microsoft Exchange”, duke prekur të paktën 30 mijë organizata në të gjithë botën.

Mbretëria e Bashkuar tha se përgjegjës të këtij sulmi ishin personat nga Kina të mbështetur nga shteti, derisa BE-ja potencoi se sulmi erdhi nga “territori i Kinës”.

Ministria kineze për Sigurinë e Shtetit (MSS) u akuzua gjithashtu për veprimtari më të gjerë spiunazhi dhe për një model më të gjerë të sjelljes së “pamatur”.

Kina ka mohuar më parë akuzat për pirateri dhe thotë se kundërshton të gjitha format krimit kibernetik.

Related Articles