Kina ka ekzekutuar një çift që hodhi për vdekje dy fëmijë nga dritarja e një ndërtese.
Zhang Bo babai i fëmijëve dhe Ye Chengchen u shpallën fajtorë për vrasjen e vajzës dy vjeçare dhe djalit një vjeçar në vitin 2020, shkruan BBC.
Zhang kishte filluar një lidhje me Ye dhe më vonë u divorcua nga gruaja e tij dhe filloi të komplotonte për të vrarë fëmijët e tij.
Gjykata e Lartë e Kinës i kishte quajtur motivet e çifteve “jashtëzakonisht dashakeqe”, duke theksuar “metodat e tyre mizore”.
Çifti u ekzekutua në qytetin jugperëndimor të Chongqing të mërkurën. Nuk është e qartë se si u krye ekzekutimi, megjithëse dënimet me vdekje në Kinë kryhen kryesisht me injeksion vdekjeprurës ose një skuadër pushkatimi.