Kina nuk e dënon agresionin rus, imazhet e vdekjeve të civilëve në Ukrainë janë shqetësuese

Kina nuk e dënon agresionin rus, imazhet e vdekjeve të civilëve në Ukrainë janë shqetësuese

Deri tani, qeveria kineze ka refuzuar që të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Ndoshta çuditërisht duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta midis Xi Jinping dhe Vladimir Putin, kjo nuk ka ndryshuar as pas imazheve dhe raportimeve për vdekjen masive të civilëve në qytetin ukrainas Bucha.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha se raportimet ishin “thellësisht shqetësuese”, por “e vërteta dhe shkaku i incidentit duhet të verifikohen”.

“Të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të shmangin akuzat e pabaza përpara se të nxirret përfundimi i hetimeve”, tha ai, duke refuzuar që ta gjejë fajtorin.

Kina ka refuzuar të kritikojë Rusinë, por tha se mbështet përfundimin e konfliktit dhe ofrimin e ndihmës për civilët.

Mediat e kontrolluara nga shteti kinez kanë krijuar një narrative kryesisht pro-Moskës, e cila ka përfshirë përsëritjen e dezinformatave ruse. Por ka disa shenja se kinezët janë të ndarë në mendimet e tyre.

Hashtag-u “Kina thotë se vdekjet në Bucha duhen të hetohen tërësisht” ka qenë trend në median sociale kineze Weibo dhe disa përdorues të mediave sociale kanë kërkuar që Rusia të mbajë përgjegjësi./Gazeta Enigma/

Related Articles