Në sheshet e kryeqytetit e sidomos atë “Nënë Tereza”, nuk shihen më tenda e kioske.
Ato ua hoqi komuna gjatë janarit të gjithë shitësve. E këta të fundit, thanë se do të ju ndërrohen ato dhe zëvendësohen me të reja, po kjo po merr kohë, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Afate kohore për vendosjen e të rejave s’kanë dhënë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prishtinë.
Mirëpo, shefi i sektorit të shërbimeve publike, Habib Qorri, tha se aktualisht janë në përfundim të projektit dhe do të vendoset më pas për dizajnin final.