Kishte ndalesë për të vozitur deri në vitin 2037, Policia kap prizrenasin duke drejtuar automjetin

Kishte ndalesë për të vozitur deri në vitin 2037, Policia kap prizrenasin duke drejtuar automjetin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një person me 300 euro në Prizren, meqë i njëjti ëshë hasur duke drejtuar automjetin e tij, ani pse kishte ndalesë për këtë deri në vitin 2037.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

“Njësia Trafikut Rajonal në Prizren, ne një pikë kontrolli të automjeteve, ka identifikuar shoferin duke drejtuar automjetin e tije, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2037 si dhe kishte edhe 14  raste tjera te kësaj natyre. I njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor  dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles