Sadete Hajrizi është SOS-nëna që jeton sëbashku me pesë fëmijë të cilët i takojnë moshave të ndryshme. Ndonëse jo nënë bilogjike e tyre, ajo i konsideron familje ata.
Edhe pse u shkollua për mjekësi dhe dëshira e familjës së saj ishte të vazhdonte profesionin e mjekës, ajo zgjodhi të kujdesej për fëmijët pa përkujdesje prindërore.
Hajrizi u`a kushtoj këtyre fëmijëve afër 18 vjet të jetës së saj.
Ajo jeton në Prishtinë dhe fëmijët janë nga mosha 5 deri në 14 vjeç.
Në moshën 40 vjeçe Sadetja vendosi të bëhet “SOS-nënë” për t’i rritur fëmijët që kanë mbetur pa përkujdesje prindërore.
“Unë fëmijë nuk kam, s’kam qenë e martuar, por nuk ndiej asgjë që nuk kam qenë e martuar. Më janë plotësuar të gjitha ato ëndrrat që i kam pasur.”, thotë ajo.
Gjithashtu Hajrizi ka treguar se para se t’i përkushtohej pasionit për kujdesin ndaj fëmijëve, ajo kishte ndjekur mësimet për mjekësi dhe kishte punuar punë të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.
Gjatë angazhimit, Sadetes është kujdesur për 15 fëmijë dhe 10 nga ta tashmë janë pavarësuar ose ribashkuar me familjet e tyre. /Gazeta “Enigma”/