Albesjana Iberhysaj është emëruar ambasadore e Kosovës në Çeki, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Iberhysaj ka bërë të ditur se këtë të hënë ia ka paraqitur letrat e kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.
“Sot ia paraqita letrat kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, duke nisur zyrtarisht mandarin tim si shefe e misionit të Kosovës në Çeki”, ka shkruar Iberhysaj.
Ajo tha se ndjehet e bekuar që do ta përfaqësoj Kosovën në Çeki.
“Mezi presim të punojmë ngushtë, të thellojmë dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet e Kosovës me Çekinë”, ka shkruar Iberhysaj në llogarinë e saj në Twitter./Gazeta Enigma/