Një helikopter është parë mëngjesin e sotëm duke ateruar në Qendrën Klinike Universitare (QKU), në Prishtinë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ky helikopter është pjesë e KFOR-it dhe aterimi i tij është për shkak të ushtrimeve fushore që KFOR-i është duke i bërë në Kosovë.
Kështu e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
“Aderimi i këtij helikopteri është bërë për shkak të trajtimeve në raste emergjente që është duke i bërë KFOR-i”, ka thënë zëdhënësja Qyqalla./Gazeta Enigma/