Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Rumaninë të premtën.
Kosova dhe Rumania ballafaqohen në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Të gjitha biletat janë shitur për këtë ballafaqim, teksa në stadium nuk do ketë tifozë mysafir, pra nga Rumania.
Federata e Futbollit të Rumanisë mori një denim të rëndë pas Euro 2024. Për shkak të sjelljes raciste dhe diskriminuese të treguar nga tifozët rumunë në ndeshjet kundër Ukrainës (3-0), Belgjikës (0-2) dhe Holandës (0-3), UEFA sanksionoi federatën nga Bukureshti me një gjobë prej 40 mijë eurosh, plus ndalimin e shitjes së biletave për tifozët rumunë për ndeshjen e radhës si mysafir.