Kjo është arsyeja se pse Bilall Sherifi gjendet në Hagë

Kjo është arsyeja se pse Bilall Sherifi gjendet në Hagë

Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, u pa në seancën e sotme gjyqësore në Hagë. Ai është bërë pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Krasniqi dhe Sherifi ishin bashkëpartiakë në Nisma.

Mbrojtja e Jakup Krasniqit do ta thotë nesër fjalën hyrëse në gjykim.

Sot, fjalën mbrojtëse para gjyqit e dhanë avokatët e Thaçit, Veselit e Selimit. Thaçi dhe Selimi zgjodhën që t’i thonin disa fjalë edhe vetë.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi të hënën me deklaratën hyrëse të Prokurorisë.

Related Articles