Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se klinika Infektive dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë pacientë me COVID-19, ndonëse në numër shumë më të ulët, krahasuar me muajt e kaluar, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga SHSKUK kanë thënë se sipas raporteve nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 59 pacientë, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë. /Gazeta Enigma.