Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik, universitar i Kosovës ka njoftuar se 27 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 6 prej tyre janë pozitiv me Covid-19, teksa 21 të tjerë janë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacient.

Njoftimi i plotë:

Covid-19:  Të shtrirë 27 pacientë

Në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme  të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 27 pacientë, prej tyre  6 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 21 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka  pacient 

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Related Articles