Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 34 pacientë nga COVID-19, prej tyre 6 të konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe 28 të tjerë post-COVID-19. Kështu është bërë e ditur nga SHSKUK.
Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës,1 pacient. /Gazeta “Enigma”/