Një person rreth të 50-ave vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit të së shtunës në fshatin Lupç të Poshtëm ku vdiqën dy persona dhe u lënduan tetë të tjerë.
I njëjti është pa vetëdije dhe i intubuar, derisa dy të lënduar të tjerë nga ky aksident po vazhdojnë tretmanin mjekësor në QKUK, por që janë jashtë rrezikut për jetë.
Këtë e bëri të ditur për Klan Kosovën mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Govori ka konfirmuar po ashtu se gjashtë të lënduarit e tjerë nga aksidenti i sotëm janë liruar për në shtëpi pas marrjes së tretmanit mjekësor.
Nga aksidenti mes tri veturave, që ndodhi paraditen e sotme, në magjistralen Prishtinë – Podujevë mbetën të vdekur dy persona, ndërsa nëntë të tjerë u lënduan./Gazeta “Enigma”/