Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli, i cili pësoi lëndim në kokë gjatë ndeshjes

Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli, i cili pësoi lëndim në kokë gjatë ndeshjes

Drejtori i klubit Gjilani, Syart Rrahmani, ka folur për gjendjen e Oltion Bilallit. Ai ka thënë se Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë.

Drejtori Rrahmani të martën ka theksuar se, pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, Bilalli është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Në bazë të informatave që kemi marrë, Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë. Sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë, por do të shohim. Oltionin e kanë nisur për në QKUK në Prishtinë. Edhe ne tash do të nisemi drejt Prishtinës”, ka thënë Rrahmani për koha.net

Bilalli u lënduar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës. Gjatë një dueli ai u godit nga portieri i Malishevës, Ilir Avdyli.

Related Articles