Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 771 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në raportin e tyre të përditshëm.
Sipas kësaj ministrie, Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve të reja me 364 raste, pastaj Mitrovica me 95 raste, Peja 68 dhe Gjakova 37.
Ndërsa, Suhareka ka regjistruar 19 raste të reja, Prizreni 17 ndërsa Podujeva 16./Gazeta Enigma/