Rriten shifrat e infektimit me COVID-19, shënohen 771 raste të reja

Rriten shifrat e infektimit me COVID-19, shënohen 771 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651. / Gazeta Enigma.

Related Articles