Kjo pritet të jetë paga e Thomas Brdaric te Ballkani

Kjo pritet të jetë paga e Thomas Brdaric te Ballkani

Skuadra nga Superliga e Kosovës, FC Ballkani pritet që shumë shpejtë ta zyrtarizoj trajnerin e ri. Mësohet se te skuadra suharekase trajner do të emërohet tekniku gjerman, Thomas Brdaric.



Po ashtu mësohet se paga e trajnerit gjerman do të jetë 7 mijë euro në muaj – përafërsisht 80 mijë në vit. 46-vjeçari ishte në stolin e skuadrës nga Shqipëria, Vllaznia – aty ku arriti të shpallej kampion i Kupës për sezonin 2020/21.

Brdaric ka një karrierë të madhe si trajner, pasi ka qenë pjesë e skuadrave, si: Union Solingen, Wolfsburg ll, Steinbach, KF Shkëndija, Rot-Weis Erfurt dhe Vllaznia. Si futbollist gjermani me prejardhje nga Kroacia, luajti te klubet e njohura, si: Stuttgart, Dusseldorf, Fortuna Koln, Bayer Leverkusen dhe Hannover 96, njofton, IndeksOnline.

Related Articles