Mbërrijnë mbi 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri

Mbërrijnë mbi 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 40.800 vaksina AstraZeneca në Tiranë.

Këto doza vijnë si pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX.

Deri tani kanë mbërritur 899,550 vaksinat AntiCovid në Shqipëri, ndërsa Rama thotë se: “Me sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave, që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.”

Dy ditë më parë, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 11,700 vaksina Pfizer. Kështu numri në total i vaksinave që kanë hyrë në vendin tonë ka shkuar në 858,750, ka shkruar Rama.

Related Articles