Roma me disa mungesa ndaj Genoas – formacionet zyrtare

Roma me disa mungesa ndaj Genoas – formacionet zyrtare

Roma është mysafir i Genoas për përballjen që luhet në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Për këtë sfidë, Genoa nuk mund të llogarisë në Mattia Destron, Bani, Criscito, Fares dhe Vanheusden, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Roma do të jetë pa Bryan Cristanten, Chris Smallingun dhe Leonardo Spianazzolan, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet zyrtare:

Genoa Sirigu; Biraschi, Vasquez, Masiello; Cambiaso, Badelj, Rovella, Sturaro, Sabelli; Pandev, Ekuban.

Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Kumbulla, Mancini, Ibanez; El Shaarawy, Pellegrini, Veretout, Mkhitaryan; Shomurodov, Abraham

Related Articles