Klinaku i OVL të UÇK-së thotë se Prokuroria e Speciales po mundohet t’i shantazhojë dëshmitarët

Klinaku i OVL të UÇK-së thotë se Prokuroria e Speciales po mundohet t’i shantazhojë dëshmitarët

Teksa Gjykata Speciale po vazhdon gjykimet kundrejt ish pjesëtarëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka vazhduar me akuza ndaj këtij institucioni, raporton Gazeta “Enigma”.



Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ZPS po mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët.

“Ashtu siç u dëshmua sot në seancë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë – ZPS, i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes. Kjo do të thotë se ZPS mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, dhe kjo gjë lejohet nga trupi gjykues. Përveç që është gjykatë politike dhe selektive, është edhe “sui generis”, tha ai.

Postimi i plotë i tij:

Ashtu siç u dëshmua sot në seancë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë – ZPS, i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.

Kjo do të thotë se ZPS mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, dhe kjo gjë lejohet nga trupi gjykues.

Përveç që është gjykatë politike dhe selektive, është edhe “sui generis”.

Related Articles